
Plagoset një person në Prishtinë

Një burrë është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.
“VRASJE NË TENTATIVË&ARMËMBAJTJE PA LEJE- Prishtinë 02.03.2025, 22:34. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, është plagosur me armë zjarri nga dy persona (pasagjerë) meshkuj të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.”.
(Kosova Sot Online)