VV po kërkon që fletëvotimet të printuara gabimisht të shpallen të vlefshme

  • A.P /
  • 03 March 2025 - 12:56
VV po kërkon që fletëvotimet të printuara gabimisht të shpallen të vlefshme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shkuar sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në këtë institucion për disa fletëvotime që janë shpallur të pavlefshme.

Siç merret vesh, Vetëvendosje po kërkon që të llogariten si të vlefshme disa fletëvotime që janë printuar në mënyrë të gabuar dhe nuk përmbajnë të gjitha subjektet e certifikuara nga KQZ.

(Kosova Sot Online)