
Rubio: SHBA dëshiron t’i çojë rusët në tryezën e bisedimeve

Sekretari i Shtetit Marco Rubio sapo ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të vendimit për të pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Presidenti Trump është i vetmi lider në botë për momentin, i cili madje ka një shans për t’i dhënë një fund të qëndrueshëm luftës në Ukrainë,” thotë Rubio.
“Ne duam t’i çojmë rusët në një tryezë bisedimesh. Ne duam të shqyrtojmë nëse paqja është e mundur”.
Ky është komenti i parë publik nga një zyrtar i administratës Trump.
(Kosova Sot Online)