Osmani kalon në vendin e dytë si politikanja më e votuar, pozitën e parë ia rrëmben Kurti

  • A.P /
  • 06 March 2025 - 16:01
Osmani kalon në vendin e dytë si politikanja më e votuar, pozitën e parë ia rrëmben Kurti

Pas numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të zhvilluara me 9 shkurt, dhe në bazë të të dhënave të KQZ, rezulton se LVV ka fituar bindshëm vendin e parë në zgjedhjet. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thyer rekordin me numrin e votave të fituara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Albin Kurti ka fituar 337.101 vota, që do të thotë se ka marrë 58,921 vota më pak se partia e tij LVV, por e ka kaluar bindshëm rekordin e deritanishëm të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në vitin 2021 kishte fituar 300.788 vota.

Osmani si kryetare Listës Guxo ishte në koalicion me LVV. Në zgjedhjet e kaluara Albin Kurti nuk ishte fare në listë për shkaqe ligjore.

(Kosova Sot Online)