Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 07 March 2025 - 07:17
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Të premten në Kosovë do të mbajë mot i freskët në mëngjes, nga mesdita parashihet më butë dhe ngritje të temperaturave, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në mëngjes mund të ketë paraqitje të mjegullës nëpër ultësira.

Temperaturat do të luhaten nga 3 °C deri në 17 °C, ndërsa në zonat malore priten vlera nga 2 °C deri në 6 °C.

(Kosova Sot Online)