Haxhiu për votat e LDK-së në diasporë: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici dhe prokurori

  • A.P /
  • 07 March 2025 - 13:09
Haxhiu për votat e LDK-së në diasporë: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici dhe prokurori

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, komentoi për votat e shumta që LDK-ja mori në diasporë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se kjo skemë, të cilën e ka quajtur kriminale, është raportuar në Polici e Prokurori.

Postimi:

Skema e organizuar kriminale tashmë është raportuar në polici dhe prokurori. Hetimet serioze dhe të shpejta mund të shpëtojnë integritetin e zgjedhjeve dhe t’i vendosin para drejtësisë keqbërësit!

(Kosova Sot Online)