
Rubio: Veprimet e Dodikut kërcënojnë stabilitetin e Bosnjës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se veprimet e presidentit të Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë po i minojnë institucionet e këtij shteti dhe se po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Por, në një postim në X, Rubio pati një thirrje për partnerët në rajon që t’i bashkohen SHBA-së në kundërshtimin e sjelljeve destabilizuese.
“Veprimet e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Kombi ynë inkurajon liderët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon që të bashkohen me ne për të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese”, ka shkruar Rubio.
(Kosova Sot Online)