Mbyllet termocentrali bërthamor në Zvicër

  • A.P /
  • 24 March 2025 - 10:11
Mbyllet termocentrali bërthamor në Zvicër

Termocentrali bërthamor Beznau 2 u mbyll papritur të dielën në mbrëmje pas një ndërprerjeje në lidhjen 220 kV të rrjetit. Kompania Axpo njoftoi se reaktori në Njësinë 2 pësoi një mbyllje automatike emergjente në orën 22:31, por theksoi se uzina ka qenë gjatë gjithë kohës në gjendje të sigurt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e ndalimit, u lëshuan avuj uji jo radioaktiv nga pjesa jobërthamore e termocentralit. Autoritetet rregullatore, përfshirë Ensi, janë njoftuar dhe po hetojnë shkaqet e këtij defekti. Ndërkohë, Njësia 1 e termocentralit vazhdon funksionimin normal.

(Kosova Sot Online)