
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot i vranët

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në orët e mëngjesit, pritet të ketë reshje shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë ditës reshjet do të mbesin të izoluara, përpara se të intensifikohen lokalisht sërish vonë në mbrëmje.
Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, shiu do të jetë i përzier me baltë.
(Kosova Sot Online)