Evropa përjetoi marsin më të ngrohtë të regjistruar

  • A.P /
  • 08 April 2025 - 13:06
Evropa përjetoi marsin më të ngrohtë të regjistruar

Evropa ka përjetuar marsin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, ndërsa ndryshimi i klimës vazhdon të shtyjë temperaturat në nivele të paprecedenta, thanë shkencëtarët e Bashkimit Evropian të martën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Globalisht, marsi i kaluar ishte marsi i dytë më i ngrohtë në histori,duke u pasuar vetëm nga marsi i vitit 2024, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Copernicus (C3S) të BE-së.

Marsi vazhdoi një periudhë të jashtëzakonshme nxehtësie, ku 20 nga 21 muajt e fundit kanë pasur një temperaturë mesatare globale më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë në histori të planetit.


(Kosova Sot Online)