Arrestohet një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 09 April 2025 - 13:08
Arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes se tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Me vendim të prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton PK.

Prishtinë / 08.04.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar Policia. 

(Kosova Sot Online)