
Murati: Opozita nuk po kërkon dorëheqje, por braktisje të institucioneve

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një interpretim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se opozita po kërkon braktisje të institucioneve dhe jo dorëheqjet.
“Ta kemi të qartë, opozita nuk po kërkon dorëheqje nga institucionet. Opozita po kërkon braktisje të institucioneve. Diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, e nuk i është kërkuar asnjë qeverie tjetër.”
(Kosova Sot Online)