Kadrijaj: Vetëvendosje nuk po ndërmerr hapa konkretë për të zhbllokuar situatën

  • A.P /
  • 24 April 2025 - 11:00
Kadrijaj: Vetëvendosje nuk po ndërmerr hapa konkretë për të zhbllokuar situatën

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk po ndërmerr hapa konkretë për të zhbllokuar situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“VV duhet me bërë përpjekje që vetë me votu, por ata s’janë duke provuar në atë drejtim,” u shpreh Kadrijaj.

Ajo konfirmoi se lideri i partisë, Ramush Haradinaj, është i hapur për konsultime, por pa ndonjë zotim konkret për ta mbështetur kandidaturën aktuale të Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit.

“Haradinaj ka konfirmu se do të shkojmë në konsultime, por s’ka thënë se kemi qëndrim pro,” tha Kadrijaj, duke theksuar se përpjekjet për zhbllokimin e situatës duhet të vijnë nga VV.


(Kosova Sot Online)