Të shtëna me armë në Strellc të Deçanit

  • A.P /
  • 25 April 2025 - 09:49
Të shtëna me armë në Strellc të Deçanit

Një person ka mbetur i lënduar nga disa të shtëna me armë zjarri sot në mëngjes në Strellc të Deçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, i lënduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin”.

(Kosova Sot Online)