
Çfarë do të ndodh sot në seancën e konstituimit të Kuvendit?

Deputetët janë mblidhur sërish për ta vazhduar seancën e konstituimit të Kuvendit, të nisur më 15 prill,
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vazhdimi i gjashtë i seancës është paraparë të nisë në orën 10:00.
Konstituimi është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetari të Kuvendit. Kjo pasi që partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë nuk e kanë përkrahur kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryeparlamentare. Propozimi i VV-së për Haxhiun kryeparlamentare është hedhur në votim tri herë dhe në të tria rastet ka dështuar.
(Kosova Sot Online)