
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot pak më stabil, me vranësira e intervale kohore me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Do të fryjnë erëra të freskëta nga verilindja, ndërsa rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 20 apo 21 gradë Celsius.
Në përgjithësi moti do të ketë tendencë stabilizimi.
(Kosova Sot Online)