Caktohet data për zgjedhjen e Papës së ri

  • A.P /
  • 28 April 2025 - 16:03
Caktohet data për zgjedhjen e Papës së ri

Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar konklavën dhe për të zgjedhur Papën e ri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Papa Françesku, 88 vjeç, vdiq nga një goditje në tru të hënën e Pashkëve. Ai u varros të shtunën, e 26 prillit 2025, në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në një varr të thjeshtë siç kërkoi papa i ndjerë, pas një meshë funerali në shkallët e Bazilikës së Shën Pjetrit që tërhoqi krerët e shtetit, mbretërit dhe qindra mijëra vajtues.

(Kosova Sot Online)