Më 1 maj nuk mund të shkoni me vetura në Gërmi

  • A.P /
  • 30 April 2025 - 16:00
Më 1 maj nuk mund të shkoni me vetura në Gërmi

Më 1 maj qytetarët nuk do të mund të shkojnë në Gërmi me vetura meqë Komuna e Prishtinës ka vendosur që të ndalojë ato për shkak të “rendit dhe mbarëvajtjes” për Ditën e punëtorëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atje do të mund të shkojnë përmes trafikut urban, ndërsa ka përjashtime për disa kategori.

“Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maji, është lëshuar urdhëresë nga Kryetari i Kryeqytetit, përmes së cilës:

Ndalohen të gjitha automjetet private në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç:

Autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”

Automjeteve të Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it

Automjeteve të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”

Inspektorëve komunalë dhe autoriteteve të lejuara

Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4”.

(Kosova Sot Online)