Policia e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 02 May 2025 - 10:33
Policia e Kosovës del me njoftim

Mbrëmjen e së enjtes një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga policia.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova tha se i ndjeri ishte i moshës 84-vjeçar.

“Sot rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në rrugen ” Luigj Gurakuqi” në Pejë, një person është pa shenja jete, Policia menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur me 1941, i njejti me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.

(Kosova Sot Online)