Kuvendi i Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 06 May 2025 - 10:54
Kuvendi i Kosovës del me njoftim

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për seancën konstituive që do të vazhdojë nesër nga ora 10:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo do të jetë hera e 12’të që deputetët e zgjedhur po mblidhen për të konstituar kuvendin.

Dje seanca dështoi pasi VV nuk i mori votat e nevojshme për ta zhvilluar votimin në mënyrë të fshehtë.

(Kosova Sot Online)