
Prokuroria deklarohet për rastin e rëndë te Rruga B

Një rast i rëndë ndodhi të premten te rruga B, ku dizajneri Festim Isufi dyshohet se e theri me thikë bashkëshorten e më pas edhe veten. Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lidhur me këtë çështje nga Prokuroria në Prishtinë ka thënë se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kompetent ka hapur rastin ”Hetim mbi vdekjen” dhe është duke proceduar çështjen në fjalë.”
Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
(Kosova Sot Online)