Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që të mblidhemi një herë në javë

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 11:33
Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që të mblidhemi një herë në javë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se sot ndodhi një “zhvillimi i papranueshëm” në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se deputetët e Vetëvendosjes, kundër rregullores, kanë kërkuar që të mblidhen një herë në javë në Kuvend dhe jo çdo 48 orë.

“Zhvillimi papranueshëm. Deputetët e VV-së erdhën me vonesë dhe kërkuan që ta shkelin rregulloren. Ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë. Është e papranueshme të bëhet një kërkesë e tillë. Kjo tregon që vullneti i tyre s’është për të tentuar për të bërë lëvizje. Për keqardhje kjo mungesë totale e përgjegjësisë para qytetarëve”.

“Kërkesa ishte e Lëvizjes Vetëvendosje që të mblidhemi një herë në javë. Ne thamë që s’mund ta shkelim rregulloren dhe duhet të mbahet çdo 48 orë, ashtu siç e parasheh rregullorja”.

(Kosova Sot Online)