
Ushtarët e KFOR’it stërvitën për kontrollin e trazirave

Ushtarët bullgarë së bashku me instruktorë hungarezë të KFOR-it, kanë zhvilluar një stërvitje për përballje me frikën nga zjarri, si dhe për kontrollin e turmave dhe trazirave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga KFOR është thënë se stërvitje është planifikuar enkas që të ishte sa më reale, për t’u ofruar pjesëmarrësve një përjetim të plotë të mjedisit operativ.
Postimi:
Ushtarë bullgarë nga Batalioni i Forcës Shumëkombëshe të Rezervës Operacionale të misionit të udhëhequr nga NATO (KFOR), së bashku me instruktorë hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it, zhvilluan stërvitje për përballjen me frikën nga zjarri dhe për kontrollin e turmave dhe trazirave.
Kjo stërvitje ishte planifikuar enkas që të ishte sa më reale, për t’u ofruar pjesëmarrësve një përjetim të plotë të mjedisit operativ.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e vet – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përmbushje të roleve të tyre si përgjegjës për sigurinë.
(Kosova Sot Online)