Abazi: Rashiqi, ia ka siguruar 3-4 vota të Listës Serbe - Kurtit për Albulena Haxhiun

  • A.P /
  • 26 May 2025 - 09:27
Abazi: Rashiqi, ia ka siguruar 3-4 vota të Listës Serbe - Kurtit për Albulena Haxhiun

Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë pasi sipas tij, deputeti Nenad Rashiqi, i ka siguruar 3-4 vota të Listës Serbe për kandidaten e VV-së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abazi tha se deputetët nga Lista Serbe janë në “peshkim” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për të hyrë në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit.

“Është e qartë që Rashiqi i ka siguruar 3-4 vota të Listës Serbe dhe Kurti po do që ta bëjë me Listën Serbe. Jam i bindur, 100% që janë deputetët e Listës Serbe ata që janë në peshkim nga ana e VV-së për të hyrë në zgjedhjen e kryeparlamentarit”.

“Nuk është hipotezë, është e qartë prej fillimit. Është diskutuar me Listën Serbe përmes Rashiqit që të bëhen pjesë”, tha Abazi.

Tutje, ai akuzoi Kurtin se ushtron mbi deputetët e vetë të cilët tha se nuk guxojnë t’i thonë Kurtit se “çka është kjo maskaradë, 20 herë shkojmë në kuvend me të njëjtin rezultat”.

(Kosova Sot Online)