Sot seanca e 23’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 29 May 2025 - 08:05
Sot seanca e 23’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot do të bëhet përpjekja e 23’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. E propozuara e Vetëvendosjes për Kryetare Kuvendi, vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputetët do të mblidhen sërish në ora 11:00, në një përpjekje të re për ta konstituar Kuvendin.

Deri tani, nuk ka ndonjë sinjal se mund të ndryshojë diçka.

(Kosova Sot Online)