Policia jep detaje për vdekjen në Ulpianë

  • A.P /
  • 30 May 2025 - 10:30
Policia jep detaje për vdekjen në Ulpianë

Një person është gjetur pa shenja jete dje në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia sot tha se janë duke e hetuar këtë vdekje, ndërsa shtoi se ekipet policore dje herët në mëngjes kanë dalë në vendngjarje dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij

“Prishtinë 29.05.2025 – 06:17. Është raportuar për një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi policor dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është marrë nga IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


(Kosova Sot Online)