
Ja si do të jetë moti të shtunën

E shtuna në Kosovë do të sjellë një përzierje të motit të kthjellët me prezencë të vranësirave të herëpashershme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Edhe pse periudhat me diell do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit, reshjet nuk priten, por situata atmosferike nuk do të jetë krejtësisht e qetë.
Erërat do të fryjnë nga drejtimi i veriut, herë pas here më të theksuara, duke krijuar ndjesinë e një dite më të freskët, sidomos në orët e paradites. Këto kushte pritet të ndikojnë edhe në temperaturat, të cilat mund të luhaten lehtë gjatë ditës.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 13 deri në 20 °C.
(Kosova Sot Online)