
Arrestohet një person në Prishtinë

Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të fqinjit të tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte qëlluar me pushkë gjahu ndaj qenit që ishte futur në oborrin e tij, ndërsa kafsha ishte pronë e fqinjit të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të qenit i cili ishte futur në oborrin e tij, ndërsa qeni ishte pronë e ankuesit–fqinj i të dyshuarit. Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur, 5 fishekë dhe 1 gëzhojë”, thuhet në raportin e PK-së.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)