Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 06 June 2025 - 07:17
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut, me ndikim deri në rajonin e Ballkanit, do të sjellë në Kosovë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të premten, vendi do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët, diell dhe temperaturë të lartë.

E shtuna pritet të vijojë në të njëjtën mënyrë, me diell dhe nxehtësi të ndjeshme.

Të dielën, moti mbetet i nxehtë, me intervale me diell dhe prani vranësirash, të cilat gjatë pasdites mund të shoqërohen me rrebeshe lokale shiu.

(Kosova Sot Online)