Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt Shqipërisë

  • a.p /
  • 07 June 2025 - 10:36
Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt Shqipërisë

Shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë në orët e para të mëngjesit, duke krijuar fluks makinash në autostradë.

Kjo i paraprin atmosferës elektrizuese që pritet në Tiranë.

Sfida është historike, pasi Shqipëria e pret Serbinë për herë të parë në kryeqytet. Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës për kuqezinjtë ndërkohë nuk ka munguar asnjëherë.

Herën e fundit kur dy përfaqësueset ishin në të njëjtin grup, Shqipëria siguroi kualifikimin në Europian. Serbia mbeti pas kuqezinjve.

 

(Kosova Sot Online)