Gjykata bllokon urdhrin e Trump

  • A.P /
  • 07 June 2025 - 14:05
Gjykata bllokon urdhrin e Trump

Një gjyqtar i qarkut në Boston ka bllokuar vendimin e administratës së presidentit Donald Trump për të ndaluar hyrjen e studentëve ndërkombëtarë të Harvardit në Shtetet e Bashkuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Universiteti i Harvardit i kishte kërkuar gjyqtares Allison Burrough të pezullonte këtë ndalim, duke argumentuar se urdhri ishte i paligjshëm dhe se nuk ishin ofruar prova që studentët paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Në parashtresën drejtuar gjykatës thuhet: “Urdhri u mohon mijëra studentëve të Harvardit të drejtën për të ardhur në këtë vend, për të ndjekur arsimin dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre, dhe i mohon Harvardit të drejtën për t’i shkolluar ata. Pa studentët ndërkombëtarë, Harvardi nuk është Harvard.”

Gjithashtu, në të njëjtën parashtresë argumentohej se pretendimi për kërcënim të sigurisë kombëtare ishte i pabazuar, pasi ndalesa nuk i ndalonte të njëjtët individë të hynin në SHBA për arsye të tjera.

Harvard kishte ndryshuar padinë e mëparshme për ta përfshirë këtë ndalim si pjesë të një mosmarrëveshjeje më të gjerë me administratën e atëhershme republikane.

(Kosova Sot Online)