
Lexoni edhe:
Vjen paralajmërimi: Serbisë nuk duhet t’i lëshohet pe për t’i dhënë sërish territore shqiptare
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Sa i përket pyetjes: A po e përdor Albin Kurti procesin e zgjedhjes së presidentit si mjet për të konsoliduar pushtetin personal, duke synuar një figurë më të kontrollueshme se Vjosa Osmani? Jo, por ai e ka të vështirë që vetë të akomodojë veten pa probleme në pushtetin ekzekutiv. Ai e di se, nëse vazhdon kjo qasje ndaj opozitës me kërcënime për zgjedhje të reja, me kalimin e kohës do të devalvohet si figurë politike. Prandaj duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe të gjejë mënyrë për bashkëpunim me opozitën, në mënyrë që të shmangë probleme që mund ta çojnë deri në largim nga politika.
“Djegia” politike është e mundshme nëse vazhdon qasja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme – zgjedhje mbi zgjedhje, pa ndalë. Kjo do ta diskreditonte dhe devalvonte figurën e tij para qytetarëve. Qytetarët duhet ta kenë të qartë se Kosova qeveriset sipas Kushtetutës dhe mbi bazën e konsensusit politik.
Nuk duket se ka ndonjë mosmarrëveshje të drejtpërdrejtë me Kurtin për politikën e jashtme. Megjithatë, Vjosa ka probleme të tjera. Së pari, ajo nuk ka një parti të konsoliduar – Lista Guxo nuk ka strukturë të fortë politike. Kurti, sipas kësaj logjike, ndoshta pa nevojë i ka mbajtur pranë dhe u ka dhënë poste politike, ngjashëm si me Alternativën.
Kjo mund t’i sjellë më shumë dëme sesa përfitime. Ai vetë i ka bërë faktor politik dhe në fund mund të pësojë pasoja nga kjo qasje. Kurti ka nevojë që Vetëvendosja të forcohet nga aspekti kadrovik, me figura reale dhe të afta politike, por jo që brenda strukturës së tij të krijohen faktorë të rinj që marrin poste në kurriz të partisë.
Nuk ka ende emra konkretë. Ka pasur tentativa për të gjetur zgjidhje, por ato kanë dështuar. Tani ai mund të tentojë të imponojë cilindo kandidat, qoftë Vjosën apo dikë tjetër. Megjithatë, ai nuk mund të shkojë në Kuvend pa një marrëveshje me opozitën. Nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë, atëherë duhet të kërkojë caktimin e datës së zgjedhjeve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".