Abdixhiku konfirmon se është takuar me Fatmir Limajn

  • A.P /
  • 19 June 2025 - 11:20
Abdixhiku konfirmon se është takuar me Fatmir Limajn

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur shkurt për media rreth takimit që ka pasur të mërkurën me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka thënë se takimi me kryetarin e NISMA-s ka qenë “miqësor”.

“Takim shumë miqësor me Limajn”, ka thënë Abdixhiku për takimin e ndodhur të mërkurën.

Lidhur me takimin ka folur edhe vetë Limaj, duke konfirmuar se do të ketë edhe takime të tjera mes tij dhe Abdixhikut.

(Kosova Sot Online)