
Gashi: E turpshme, bota po kallet flakë e ne po zihemi mes vete

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se është përgjegjësi e LVV-së dhe Albin Kurtit për të gjetur zgjidhje për daljen nga bllokada institucionale ku gjendet Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij që të konstituohet Kuvendi. Fatkeqësisht është turp ajo që po ndodh, bota po kallet flakë, derisa ne po zihemi mes veti se kush çfarë pozite merr. Duhet t’i vijë fundi kësaj situate të papranueshme”, ka deklaruar Gashi.
I pyetur rreth deklarimeve të kryetarit te LDK, Lumir Abdixhiku, se LVV i ka çuar njerëz për punën e koalicionit, Gashi ka thënë se nuk e ka parë dhe nuk e di çfarë ka deklaruar kryetari i tij.
(Kosova Sot Online)