Lorenci që nuk ka mbushur ende 3 vite jetë, ka nevojë për ndihmë pasi po përballet me sëmundje të rëndë

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 08:27
Lorenci që nuk ka mbushur ende 3 vite jetë, ka nevojë për ndihmë pasi po përballet me sëmundje të rëndë

Lorenc Selaci ende nuk ka mbushur 3 vite jetë, por jeta ka vendosur ta sprovojë me një sëmundje të rëndë, lloj i kancerit që prek fëmijët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Babai i Lorencit, Azem Selaci, ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi që ta ndihmojnë për shërimin e djalit të tij, të cilit i duhet trajtim jashtë Norvegjisë, trajtim që kërkon shumë shpenzime, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Lorenci është vëllai i Lejla Selacit, që u vra në Utoja të Norvegjisë në sulmin terrorist nga Andres Breivik.

Postimi i Azem Selacit:

Të gjitha fondet do të shkojnë për familjen dhe trajtimin e Lorencit.

Të dashur miq, të afërm dhe njerëz të mirë,

Unë jam Azem Selaci dhe po ju drejtohem me një lutje nga thellësia e zemrës. Djali im i vogël, Lorenci, do të mbushë 3 vjeç më 8 gusht. Ai është një fëmijë i dashur, i lumtur dhe plot jetë – por për fat të keq, ai është diagnostikuar me një formë shumë agresive të kancerit që prek fëmijët – neuroblastoma.

Përkundër trajtimeve të rënda që ka kaluar, rruga për shërim është ende e gjatë dhe kërkon ndihmë të specializuar jashtë Norvegjisë. Ne jemi në proces të gjetjes së mundësive më të mira mjekësore jashtë vendit dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për ta shpëtuar jetën e djalit tonë.

Por kjo rrugë është e shtrenjtë. Kemi shpenzime të mëdha për trajtim, udhëtim, qëndrim jashtë vendit, ushqim të shëndetshëm, produkte të sigurta për fëmijë dhe mbrojtje të veçantë për shëndetin e tij të brishtë.

Ju lutem nga zemra: çdo ndihmë nga ana juaj, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh.

Donacione mund të bëni me kartë bankare përmes kësaj lidhjeje:

Hjelp Oss å Redde Lille Lorenc – En Kamp Mot Nevroblastom

https://spleis.no/437194

Kjo mbështetje nuk është vetëm financiare – është dashuri, solidaritet dhe shpresë për një jetë më të mirë për Lorencin.

Faleminderit nga zemra për çdo lutje, çdo ndihmë dhe çdo shpërndarje!

Me respekt dhe mirënjohje,

Azem Selaci

(Kosova Sot Online)