
Flet shqiptarja nga Izraeli: Sulmet vazhduan edhe pas shpalljes së armëpushimit

Shqiptarja që jeton dhe vepron në Izrael, Ita Gani, e ka përshkruar situatën që po përjetojnë vetëm pak orë pas njoftimit për një armëpushim të arritur mes Izraelit dhe Iranit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Sot ka qenë një mëngjes shumë i vështirë, ndoshta më i vështiri deri tani”.
“Kemi pasur sulme të njëpasnjëshme, mund të them katër ose pesë, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha, madje edhe në ndërtesat e banuara. Ka të vrarë dhe viktima. Ka qenë e tmerrshme”, tha Gani.
Ajo shprehet se armëpushimi i shpallur duket se nuk është respektuar dhe situata mbetet shumë e tensionuar.
“Siç duket, armëpushimi ishte vetëm një lojë. Sirenat filluan sërish dhe pasuan sulmet nga Irani”, tha Gani.
(Kosova Sot Online)