
Vjen reagimi nga LDK: Albin Kurti është uzurpator

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, duke e quajtur atë “uzurpator”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zemaj theksoi se VV-ja nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por përkundrazi, është e orientuar vetëm nga pushteti.
Ai gjithashtu theksoi se për të zgjidhur situatën politike, është e nevojshme të gjendet një rrugë demokratike.
“VV-ja nuk i njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm pushtetin. Ne duhet të gjejmë rrugë demokratike. Nuk ka vullnet në formën që e imponon Kushtetuta, rregullorja e punës së Kuvendit. Ardhja e 40-të tregon që uzurpatori i ndërtesës që është përballë, është dëshira që ai të qëndrojë në atë ndërtesë”, tha Zemaj.
(Kosova Sot Online)