
Haradinaj: Kurti ka vendosur të na i harxhojë këto 30 ditë pa e zgjedhë kryetarin e Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të duhej të lëshonte rrugë dhe të mos i “harxhonte” 30 ditët e afatit tëc ilat i dha Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke mos e ndërruar kandidaten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstitituive të Kuvendit sot se Kurti ka vendosur t’i harxhojë 30 ditë pa bërë asgjë.
“Është mirë ose me e bë shumicën, ose me lëshu rrugë. Pra, mos me na i harxhu këto 30 ditë pa konstituim të Kuvendit, sepse pasojat janë të mëdhaja”, tha Haradinaj.
“Mirëpo po shihet që ai e ka vendosë me i harxhu këto 30 ditë pa e bë shumicën dhe pa e zgjedhë kryetarin e Kuvendit”.
(Kosova Sot Online)