
Ky është moti për sot dhe fundjavë në Kosovë

Një valë e re e të nxehtit pritet të përfshijë vendin duke filluar nga dita e nesërme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të premten, në Kosovë do të mbizotërojë mot shumë i nxehtë dhe me diell.
E shtuna do të sjellë mot kryesisht me diell dhe intervale vranësirash. Gjatë orëve të pasdites, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, veçanërisht në zonat malore.
Edhe e diela do të jetë me mot të nxehtë dhe me diell. Pasdite, sërish mund të ketë reshje të izoluara shiu në rajonet malore.
(Kosova Sot Online)