Peci: Çështja e interpretimit të aktgjykimit të Gjykatës është edhe 'çështje e shijes'

  • A.P /
  • 07 July 2025 - 12:05
Peci: Çështja e interpretimit të aktgjykimit të Gjykatës  është edhe 'çështje e shijes'

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci tha se çështja e interpretimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është edhe “çështje e shijes”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u pyet për qëndrimet e partive të tjera politike, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile e madje edhe presidentes Vjosa Osmani, që u tha se ka një interepretim ndryshe për aktgjykimin e Kushtetueses nga ai i LVV-së.

“Po tash… çështja e interpretimit është edhe çështje e të kuptuarit ose shijes”, tha ai.

Më pas, me “shijen” tha se e kishte fjalën për “shijen e të kuptuarit”.

“Tash, në funksion të kësaj, kurrkund në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk thuhet që ka deri në këtë fazë shkelje të Kushtetutës”, tha Peci.

Ai tha se ndryshimi i formës së votimit për kryeparlamentar/e “nuk mund të interpretohet si shkelje e rendit të ditës në proces të konstituimit”.

(Kosova Sot Online)