Zbulohen emrat e policëve të Kosovës që u suspenduan për rastin e të riut i cili vdiq pasi u arrestua

  • A.P /
  • 08 July 2025 - 10:27
Zbulohen emrat e policëve të Kosovës që u suspenduan për rastin e të riut i cili vdiq pasi u arrestua

Mediat kanë siguruar emrat e pesë zyrtarëve policorë që janë suspenduar përkohësisht në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Lipjan, ku Agon Zejnullahu 27-vjeçar u raportua si viktimë në rrethana të dyshimta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet bëjnë me dije se të suspenduarit janë: Ibrahim Nela – Rreshter në Stacionin Policor Lipjan – DRP Prishtinë, Artidon Konxheli – Zyrtar në SP Lipjan, Liridon Rrahmani – Zyrtar në SP Lipjan, Albian Ratkoceri – Zyrtar në SP Lipjan, Endrit Beqiri – Zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj – DRP Ferizaj.

Vendimi për suspendim është marrë pas vlerësimit të veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët në menaxhimin e rastit, i cili po trajtohet tashmë nga njësitë kompetente dhe Prokuroria.

(Kosova Sot Online)