Shkarkohet Komandanti i Stacionit të Policisë në Lipjan pas vrasjes së Agon Zejnullahut nga policët

  • A.P /
  • 10 July 2025 - 07:20
Shkarkohet Komandanti i Stacionit të Policisë në Lipjan pas vrasjes së Agon Zejnullahut nga policët

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra pas vdekjes së Agon Zejnullahut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vend të tij pritet të vijë Brahim Shatrolli, i cili deri më tani ishte në pozitën e Komandantit të Trafikut Rajonal në Ferizaj.

Kjo lëvizje vjen pas rastit që tronditi Kosovën, vdekjes së Agon Fejzullahut, për këtë rast tashmë janë në paraburgim pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”.


(Kosova Sot Online)