Sot seanca e 47-të konstituive e Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 15 July 2025 - 07:31
Sot seanca e 47-të konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sot do të vazhdojë seanca e 47-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, megjithatë, as në këtë seancë nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo për shkak se koalicioni që ka më së shumti vota, Lëvizja Vetëvendosje, Alternativa dhe Lëvizja Guxo, e as partitë tjera të mëdha, nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë.

Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.

Kushtetuesja ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

(Kosova Sot Online)