Dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit

  • A.P /
  • 17 July 2025 - 11:23
Dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim Komisionin për votim të fshehtë, që s’po gjen përkrahje nga asnjëra parti pos Vetëvendosjes.

Në sallë të pranishëm ishin 100 deputetë, prej të cilëve 51 votuan për, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Edhe këtë herë deputetët e partive tjera shfrytëzuan foltoren për pak për të kundërshtuar këtë mënyrë votimi para se t’u ndalej mikrofoni nga kryesuesi.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 19 korrik.

 

(Kosova Sot Online)