
Kadrijaj tallet me Kurtin: AAK e ka kandidatin, por paska shku në pushime në Greqi

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është tallur me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke e theksuar edhe mungesën e tij në Kuvend ku është bllokuar krijimi i institucioneve të reja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“AAK e ka kandidatin, por paska shku në pushime ne Greqi”, tha ajo meqë proceduralisht iu kërkua nga kryesuesi i seancës Avni Dehari të propozojë një emër për komisionin për votim të fshehtë.
Ky komision sërish nuk mori mbështetjen e partive të tjera pos Vetëvendosjes meqë e konsiderojnë kundërkushtetues.
(Kosova Sot Online)