Kuvendi sot provon për të 49-ën herë të konstituohet

  • A.P /
  • 19 July 2025 - 08:54
Kuvendi sot provon për të 49-ën herë të konstituohet

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të cilën ka ngecur qe më shumë se pesë muaj që kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë herë kjo seancë do të mbahet pas disa deklaratave optimiste nga partia e Fatmir Limajt se mund të arrihet një marrëveshje me partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila mund të çojë në dhënien fund të këtij cikli të vazhdimit të seancës konstituive.

Partia e Limajt, Nisma, ka tri ulëse në Kuvend, ndërsa qe një kohë është përfolur për një bashkëpunim të mundshëm me partinë e Albin Kurtit.


(Kosova Sot Online)