
Kuvendi dështon për herë të 49-të të konstituohet

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 49-ën të konstituohet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim komisionin që po dështon të marrë përkrahjen nga partitë tjera e përmes të cilit Vetëvendosje synoi të bënte kryeparlamentare Albulena Haxhiun.
Në sallë ishin deputetë, prej të cilëve 50 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Në këtë seancë mori pjesë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në seancën e kaluar mungoi meqë ishte pjesëmarrës në një simpozium në Greqi.
Mirëseardhje i uroi deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila doli në foltore për të propozuar një emër për anëtar komisioni siç i kërkon zakonshëm kryesuesi Dehari, por ajo ironizoi me Kurtin.
“Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po ashtu në emër të popullit të Kosovës, i dëshirojmë kthim të suksesshëm në vendlindje deputetit Albin Kurti. Shpresoj që ke kaluar mirë…”, tha ajo para se t’i ndalej mikrofoni.
Kjo bllokadë ka ngecur qe më shumë se pesë muaj që kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare.
(Kosova Sot Online)