Si duhet të jetë Presidenti i Kosovës
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Ajo se cfarë e karakterizon politikën, politikanët dhe shtetarët shqiptarë nuk është se kanë ndjesi publike e kombëtare, por ata shquhen për vetëm interesin personal , dhe postet e detyrat përfaqësuese dhe ato politike, parlamentare, qeveritare dhe presidenciale i duan përjeësisht. Sapo përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri e Kosovë menjëherë e gjithë periudha 4 vjecare deri në ne zgjedhjet e tjera është fushatë e propagandë elektorale.Sot si shëmbull për këtë është Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani te e cila lehtësisht konstatohet lakmia kapricoze dhe edhet për të marrë edhe një mandat tjetër presidencial duke e vetëreklamuar veten ,me vetëimazhin e dukjen sikur ajo është zgjidhja dhe më e duhura për një mandat të dytë si president e Kosovës.
Ajo bën presion inteligjent ndaj partive politike dhe Albin Kurtit. Duke e parë se politikisht mund të mos plotësojë numrin në parlament për t’u vutuar edhe njeherë si presidente, ajo mundohet që të krijojë imazhin sikur me demk është më e preferuar si president nga politika, politikanë e burrështes perendimore që kanë peshë politike kombëtare e ndëkombëtare.
Përpiqet që të lërë në hije Albin Kurtin,por nuk e di se mund të pëqsojë një fiasco të madhe, që edhe të mos propozohet nga LVV si Presidente. Vihet re se agjenda politike e saj është interes personal politik. Prandaj Kosovës i duhet një president i jo pazareve politike e partiake, por i duhet një President akademik, patriot e jashtë politikës, në mënyrë që institucioni i Presidentit të funksionojë jo si një agjensi punësimi për militatët partiak, as të akrabasë e klientelizmit politik, por si një instutucion i pavarur jopartizan dhe jo për interesa personale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
