Një burrë në Serbi vret gruan dhe djalin

  • A.P /
  • 21 July 2025 - 12:45
Një burrë në Serbi vret gruan dhe djalin

Në afërsi të vendit Bajina Bashta në Serbi, dyshohet se një person ka vrarë gruan dhe djalin e tij 7 vjeçar, dhe më pas ka kryer vetëvrasje,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria e Lartë Publike në Uzhicë natën e kaluar ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes dhe ka konstatuar mënyrën se si ka ndodhur krimi, kanë thënë nga kjo prokurori për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Vrasjet kanë ndodhur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës.

(Kosova Sot Online)