Bllokohet një pjesë e rrugës në Stacionin e Autobusëve

  • A.P /
  • 22 July 2025 - 13:46
Bllokohet një pjesë e rrugës në Stacionin e Autobusëve

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë kanë filluar punimet për rikonstruktimin e fontanës publike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka njoftuar Stacioni i Autobusëve përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftojmë se hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, kanë filluar punimet për rikonstruktimin e fontanës publike. Gjatë kohës së realizimit të punimeve, një pjesë e hapësirës përreth fontanës do të jetë e rrethuar dhe e pamundshme për qasje publike”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, këto punime janë pjesë e angazhimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e një ambienti më të pastër, më funksional dhe më estetik për të gjithë udhëtarët dhe qytetarët që frekuentojnë këtë zonë.

(Kosova Sot Online)